Takim Informues për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Takim Informues për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

 

 

Në datën 8 Korrik në Fakultetit të Drejtësisë, patëm kënaqësinë të mirëpresim Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, në një takim informues me studentët tanë, së bashku me Dekanen Prof. Dr. Dorina Hoxha.

Ky takim u fokusua në prezantimin e mundësive që ofron Thirrja X e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një iniciativë që synon fuqizimin e të rinjve përmes përfitimit të përvojës profesionale në institucione publike

Studentët shprehën interes të lartë dhe ndanë perspektivat e tyre mbi rëndësinë e përfshirjes aktive në programe të tilla, të cilat janë të hapura për të gjithë, duke kontribuar në ndërtimin e një karriere të qëndrueshme në administratën publike.

Faleminderit znj. Muzhaqi për bashkëbisedimin e frytshëm dhe mbështetjen ndaj studentëve!