Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, në Spanjë, në
kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë, për semestrin e parë
të vitit akademik 2024-2025.
http://www.ugr.university/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);
Fushat e studimit:
Klikoni linkun:
https://internacional.ugr.es
https://internacional.ugr.es/pages/perfiles/estudiantes/incoming-erasmus-dimensioninternacional?lang=en
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim
në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat
e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze / spanjolle);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze
ose spanjolle);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose
spanjolle);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës
referohuni linkut:
https://intl.ugr.es/docs/KA107/KA107_proySEPIE/KA107_proySEPIE_2019-1-ES01-
KA107-063774_req_lang_en.pdf?1562926920
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe
shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni
vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që
do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A
do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato
që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju
njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në
fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk
përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga
aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga
Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EV15H8Lzo19BsTaggAfOTkgBqDwduS7ey816ZfTfkltdAg?rtime=NTfv2bl23Ug
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze /
spanjolle);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze
/ spanjolle);
– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze
/ spanjolle);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet
programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
-Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referohuni linkut:
https://escuelaposgrado.ugr.es/pages/internacional/profesorado/cartas-depreadmision#__doku_doctoradocartas_de_preadmision_doctoral_programmespreadmission_letters
Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës
referohuni linkut:
Microsoft Word – KA107_proySEPIE_2020-1-ES01-KA107-080523_req_lang_doc_en.docx
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe
shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni
vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që
do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A
do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato
që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju
njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në
fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk
përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga
aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga
Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
6.b HE – Learning agreement for studies 2022 KA171_EN.docx
Afati për aplikim: 25 Prill 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!