Takim mbi projektin e binjakëzimit:“Forcimi i efikasitetit, integritetit dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë duke përmirësuar kapacitetet e Shkollës Shqiptare të Magjistraturës”

Në kuadër të iniciativës së binjakëzimit për projektin “Forcimi i Efikasitetit, Integritetit dhe Profesionalizmit të Sistemit të Drejtësisë përmes Përmirësimit të Kapaciteteve të Shkollës Shqiptare të Magjistraturës”, në partneritet me Shkollën Shqiptare të Magjistraturës, Z.Erick MARTINVILLE, Gjyqtar i Komanduar, Këshilltar Rezident i Projektit të Binjakëzimit, realizoi një takim me Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Prof.Dr.Dorina Hoxha, me datë 18.03.2025. Në këtë takim ishin të pranishëm dhe Z.Benedicte ROYER, Përgjegjës i Komponentit III të ENM (Shkollës Franceze të Magjistraturës), dhe Znj. Delphine YEPONDE, Përgjegjëse e Statutit, ENM.

Ky bashkëpunim vlerësohet si thelbësor për arritjen e reformimit në provimin e pranimit të ardhshëm në Shkollën Shqiptare të Magjistraturës. Ekspertiza dhe angazhimi i Fakultetit të Drejtësisë në këtë proçes do të kontribuojë ndjeshëm në suksesin e tij, pasi këndvështrimi ligjor dhe i specializuar i juristëve do të përmirësojë jo vetëm cilësinë dhe efikasitetin e proçesit, por do të jenë një aset i çmuar për të arritur një vlerësim më të plotë dhe të drejtë të kandidatëve.

Takimi rezultoi produktiv, duke ofruar ide paraprake dhe rekomandime që do të kontribuojnë në përmirësimin e këtij proçesi dhe politikave të pranimit në Shkollën e Magjistraturës. Të pranishmit theksuan rëndësinë e një mbikëqyrje të kujdesshme për të siguruar transparencë dhe barazi në proçesin e pranimit të magjistratëve të ardhshëm.