Përcillen kriteret e pranimit në programet e studimeve të ciklit të dytë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin akademik 2017 – 2018.

Bazuar në nenet 42 dhe 76 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Kriteret e pranimit janë: Nota mesatare minimale për të aplikuar për Master Shkencor është 7 (shtatë); Nota mesatare minimale për të aplikuar për Master Profesional është 6 (gjashtë); […]