Xhulio Doku

Xhulio Doku


Xhulio Doku, personel akademik pranë Departamentit të së Drejtës Civile, angazhuar me kohë të pjesshme që nga marsi i vitit 2019 dhe me kohë të plotë që nga gushti i vitit 2020. Ka përfunduar studimet në programin “Bachelor” në drejtësi, si edhe studimet në programin “Master” në të drejtën civile në vitin 2017, pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, duke u diplomuar me medalje të artë për arritjen e rezultateve të shkëlqyera. Autor i disa punimeve shkencore të paraqitura në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të botuara në revista shkencore. Gëzon përvojë profesionale në profesionin e avokatit, si dhe ka vepruar si këshilltar ligjor i disa prej shoqërive tregtare të mirënjohura në tregun vendas dhe të huaj. Ai ka kontribuar në projekte të ndryshme të organizatave vendase dhe të huaja, të tilla si hartimi i projektligjit për paditë kolektive etj.

Email: xhulio.doku@fdut.edu.al