Vijojnë aktivitetet e parashikura në kuadër të Shkollës “Transparenca dhe Qeverisja e
Hapur”, në kuadër të projektit kërkimor të Departamentit të së Drejtës Publike
“Transparenca dhe Qeverisja e hapur”.
Falenderojmë personelin akademik të Departamentit të të Drejtës Publike të Fakultetit të
Drejtësisë që u bashkua pa hezitim për trajtimin cilësor të temave rreth transparencës dhe
qeverisjes së hapur, si dhe të ftuar nga rradhët e gjyqësorit, administratës publike, Z. Besnik
Dervishi, Komisioner për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Peronale
(KDIMDHP), shoqërisë civile, si dhe ekspertë dhe kërkues vendas dhe të huaj.
Tematikat e trajtuara përgjatë këtyre ditëve janë përqendruar kryesisht tek informacioni rreth:
Dimensioni Kushtetues i të drejtës për informim;
Qeverisja e hapur;
Kufizimet e të drejtës për informim për shkak të konfidencialitetit ao të të dhënave
personale;
Transparenca dhe praktika gjyqësore;
Qeverisja e hapur dhe lufta kundër korrupsionit;
Transparenca në procesin legjislativ, zgjedhor, të hartimit dhe miratimit të buxhetit
dhe politikave fiskale;
Transparenca dhe inteligjenca artificiale.
Në ditën e tretë të shkollës u mbajt një panel diskutimi për eksperiencat ndërkombëtare dhe
vlerësimet e shoqërisë civile për transparencën dhe qeverisjen e hapur në vend e më gjerë, me
znj. Aranita Brahaj, AIS (Open Data Albania), Rovena (Çadri) Sulstarova, IDM, si dhe
praninë online të znj.Alexandra Karppi, Kërkuese analiste pranë Freedom House.
Një aktivitet i veçantë për studentët ishte dhe vizita studimore pranë KDIMDHPsë, ku ato
patën mundësi të marrin pjesë në seanca dëgjimore dhe të zhvillojnë një diskutim të hapur për
problematikat aktuale të transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale me znj. Elona
Hoxha, Drejtore e Përgjitshme e së Drejtës për Informim si dhe znj.Pjerina Mema (Gaxha),
Drejtore e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, KDIMDHP. Në adresën
https://idp.al/2024/11/20/ushtrimi-ne-praktike-i-te-drejtave-bashkepunimi-me-fakultetin-e-drejtesise/
gjeni pasqyrimin e këtij aktiviteti nga ana KDIMDHPsë.
Studentët janë angazhuar në një punë kërkimore me qëllim vlerësimin e nivelit të
tranparencës së disa institucione publike në vend. Gjetjet do të paraqiten ditën e fundit të
kësaj Shkolle.