VENDIM për Shpalljen e kandidatëve fitues për personelin akademik me kohë të plotë në Departamentin e së Drejtës Publike të FDUT-së

Bazuar në nenin 64 të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 67 pika 7 të Statutit të UT-së, të miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës më datë 14.09.2018 dhe me Urdhërin nr. 816 datë 26.12.2018 të Ministrisë Arsimit Sportit dhe Rinisë, Komisioni Ad – Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve fitues, për 4 (katër ) vendet e lira të punës për personel akademik pranë Departamentit të së Drejtës Publike të FDUT-së, vlerësoi të gjithë kandidatët në dy komponentë: Vlerësimi i dosjeve dhe Intervista.

Komisioni pasi analizoi rezultatet si më sipër,

V E N D O S I :

Të shpallë fitues për kategorinë “Lektor” kandidatët:

  1. Enkeleda Shyle (Petanaj)
  2. Erajd Dobjani
  3. Pjereta Agalliu

Të shpallë fitues për kategorinë “Asistent Lektor” kandidaten:

  1. Joana Koçi