Urdhër i QSHA për miratimin e periudhës së aplikimeve me formularin A1Z për Maturën Shtetërore 2024!

Në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) është publikuar Urdhri Nr. 160, datë 25.10.2024, mbi miratimin e periudhës së aplikimeve me formularin A1Z për Maturën Shtetërore 2024.
Ju informojmë se periudha e aplikimeve për Maturën Shtetërore 2024 me formularin A1Z është caktuar më 28 Tetor 2024, nga ora 08:00 deri në 16:00.
Për zbatimin e këtij procesi janë ngarkuar institucionet si më poshtë:
  • Qendra e Shërbimeve Arsimore,
  • Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar,
  • Drejtoritë Rajonale dhe Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar.
Ky urdhër i jep një mundësi të gjithë maturantëve të bëhen pjesë e aplikimeve në programet e studimit ku ka vende ende të lira.