SCiDEV, në bashkëpunim me Free Press Unlimited (FPU) dhe Citizens.al, organizon një trajnim të posaçëm për sigurinë kibernetike, i cili është i dizajnuar me qëllimin të rrisë ndërgjegjësimin dhe aftësitë praktike të pjesëmarrësve në mbrojtjen e informacionit dhe privatësisë në një botë gjithnjë e më dixhitale.
Trajnimi do të mbahet më datat 9-11 shtator 2024 në Tiranë, dhe ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët të përfshihen në një eksperiencë që jo vetëm do t’i pajisë ata me njohuri të avancuara mbi sigurinë kibernetike, por gjithashtu do t’i përgatisë ata për sfidat profesionale të së ardhmes, për networking dhe përgatitje për tregun e punës në fushat e tyre të interesit.
Studentët mund të aplikojnë duke u regjistruar për trajnim përmes këtij formulari: https://forms.gle/ zg7RXkvztTUbheU2A deri më 2 Shtator 2024.
Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni faqen tonë web këtu: https://bit.ly/3YOdyUh.