THIRRJE PËR PJËSËMARRJE TË STUDENTËVE TË FAKULTETIT TË DREJTËSISË NË PROJEKTIN:
“REFORMAT LIDHUR ME TË DREJTËN E PRONËS NË KUADËR TË PROCESIT TË INTEGRIMIT EUROPIAN”
Hapet thirrja për studentët e Fakultetit të Drejtësisë për pjesëmarrje në projektin: “Reformat lidhur me të drejtën e pronës në kuadër të procesit të Integrimit Europian”
Ky projekt është pjesë e programit te Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë “UT- Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion”.
Qëllimi i projektit është rritja e njohurive të studenteve të Fakultetit të Drejtësisë në fushën e pronësisë, specifikisht në lidhje me reformat ligjore të ndërmarra lidhur me çështjet e pronësisë në shqipëri në kuadër të procesit të integrimit europian.
Kohëzgjatja e projektit: 8 muaj
Ftohen të aplikojnë:
Studentët e Programit të Integruar në Drejtësi dhe të Programeve Master pranë Departamentit të së Drejtës Civile në Fakultetin e Drejtësisë, UT
Numri i pjesëmarrësve:
- Do të përzgjidhen 30 studentë
Afati i aplikimit:
- Deri më 30 maj 2025
Mënyra e aplikimit:
- Dërgoni një e-mail ku shprehni interesin tuaj në adresën:[email protected]