Të dashur studentë,
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Shkollën 2024 me temë “Transparenca dhe Qeverisja e Hapur”, që do të mbahet nga data 18 deri më 25 nëntor 2024, në Sallën Doktorale, Fakulteti i Drejtësisë.
Kjo shkollë është një mundësi unike për të thelluar njohuritë tuaja mbi transparencën, si një parim thelbësor për qeverisjen e hapur dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Në të trajtohen tema si qeverisja e hapur, lufta kundër korrupsionit, dhe llogaridhënia, të cilat janë thelbësore për të ndërtuar institucione demokratike të forta dhe për të përforcuar demokracinë në vend.
Ju ftojmë të regjistroheni të regjistroheni deri në datën 17 nëntor 2024, duke plotësuar formularin e regjistrimi në këtë link: https://forms.gle/KZhGfjo4yKtZgCuD7
Program_Shkolla ‘Transparenca dhe Qeverisja e Hapur’_ 2024
Në përfundim të kësaj Shkolle, studentët që do të përmbushin detyrimet e ndjekjes dhe të tjera do të pajisen me certifikatën përkatëse.