THIRRJE PËR APLIKIME
NGA STUDENTËT E FAKULTETIT TË DREJTËSISË
Departamenti i të Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë është duke zbatuar projektin “Mjetet dhe Institucionet që promovojnë mbrojtjen, respektimin dhe nxitjen e të drejtave të njeriut”. Për zbatimin e këtij projekti do të përfshihen edhe 30 studentë të Fakultetit të Drejtësisë.
Studentët do të marrin pjesë në shkollën dimërore dhe t’i nënshtrohen një trajnimi paraprak nga ekspertët e fushës në lidhje me mjetet dhe institucionet që garantojnë promovimin, mbrojtjen dhe nxitjen e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri dhe standardet Ndërkombëtare.
Në fazën e dytë të projektit, studentët që do të përzgjidhen për të qënë pjesë e shkollës dimërore do të përgatisin nën udhëheqjen e lektorëve të fushës një botim me punime kërkimore brenda fushës së projektit.
Studentët e interesuar mund të aplikojnë për të qënë pjesë e këtij projekti duke dërguar një kërkesë/letër motivimi me shkrim ( maksimumi 1 faqe formati A4) ku të përfshijnë:
Gjeneralitetet , kontaktet e-mail, tel, vitin e studimit dhe motivi për përfshirjen në këtë projekt.
Aplikimet do të dorëzohen elektronikisht në adresën e emailit [email protected] deri në datën 1.10.2023.
Bordi Organizativ i Projektit