THIRRJE PËR APLIKIM NË PROGRAMIN E DOKTORATËS PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025, PRANË FAKULTETIT TË DREJTËSISË SË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Në lidhje me thirrjen për aplikim në programin e doktoratës për vitin 2024-2025 bazuar në:
Ligji nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”;
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 41, datë 24.01.2018, “Për Elementet e Programeve të Studimit të Ofruara nga Institucionet e Arsimit të Lartë”, i ndryshuar;
VKM nr. 112, datë 23.02.2018, “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore ‘Doktor’ dhe të standardeve shtetërore për fitimin e titujve akademikë ‘Profesor i Asociuar’ dhe ‘Profesor’, i ndryshuar;
Rregulloren “Për organizimin e programit të studimit të doktoratës në UT”, Miratuar me Vendim nr.8, datë 26.04.2021
Rregulloren “Për organizimin e programit të studimit të doktoratës në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës”, Miratuar me Vendim Dekanati nr.20, datë 15.11.2022
Ju informojmë se fusha/nënfusha e kërkimit sipas 3 (tre) departamenteve janë;
Departamenti i së Drejtës Civile
- E drejtë civile;
- E drejtë e detyrimeve dhe e kontratave;
- E drejtë tregtare;
- E drejtë pune;
- E drejtë familjare;
- E drejtë e sigurimeve shoqërore;
- Procedurë civile;
- E drejtë ndërkombëtare private;
- E drejtë private europiane.
Departamenti i së Drejtës Penale
- E drejtë penale (pjesa e përgjithshme);
- E drejtë penale (pjesa e posaçme);
- Procedurë penale;
- E drejtë penale europiane;
- E drejtë penale ndërkombëtare;
- Drejtësia penale për të mitur;
- Ekzekutimi i vendimeve penale;
- Kriminalogji – Penalogji;
- Kriminalistikë.
Departamenti i së Drejtës Publike
- E drejtë publike;
- E drejtë kushtetuese;
- E drejtë administrative;
- Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore;
- E drejtë Europiane;
- Histori e shtetit dhe së drejtës;
- E drejtë romak
- KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI PËR T’U PËRFSHIRË NË PROGRAMIN E STUDIMEVE TË DOKTORATËS NË FAKULTETIN E DREJTËSISË, UNIVERSITETI I TIRANËS
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Drejtësi në të paktën njërin nga nivelet e mëparshme të studimeve;
- Të zotërojë një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit 4-vjecar, apo një program studimi të barasvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente;
- Të ketë rezultate të larta, në studimet e ciklit të parë dhe të dytë;
- Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht në përputhje me Udhëzimin nr 52 datë 3 12 2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar;
- Të mos jetë dënuar penalisht;
- Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij, apo të mos jetë gjetur në shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, së të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave të plagjaturës, si dhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standartet shkencore dhe etike në programin e studimeve.
- KRITERE SPECIFIKE
- Nëqoftëse do të aplikohet në programin e studimit Shkenca Juridike, nënfusha “E Drejte Civile” duhet të mbahen parasysh edhe këto kritere specifike:
- Të këtë përfunduar ciklin e dytë të studimeve “Master i Shkencave” në të Drejtën Civile;
- Të ketë jo më pak se dy rekomandime nga persona që kanë titullin akademik profesor ose profesor i asociuar të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit
- Nëqoftëse do te aplikohet në programin e studimit Shkenca Juridike, nënfusha “E Drejte Penale” duhet të mbahen parasysh edhe këto kritere specifike:
- Të këtë përfunduar ciklin e dytë të studimeve “Master i Shkencave” në të Drejtën Penale;
- Të ketë jo më pak se dy rekomandime nga persona që kanë titullin akademik profesor ose profesor i asociuar të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidati
- Nëqoftëse do te aplikohet në programin e studimit Shkenca Juridike, nënfusha “E Drejte Publike” duhet të mbahen parasysh edhe këto kritere specifike:
- Të këtë përfunduar ciklin e dytë të studimeve “Master i Shkencave” në të Drejtën Publike;
- Të ketë jo më pak se dy rekomandime nga persona që kanë titullin akademik profesor ose profesor i asociuar të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidati
DOKUMENTACIONI PER APLIKIM
Kërkesa e studentit kandidat për të ndjekur programin e studimit të doktoratës në përputhje me fushat e shpallura nga njësia bazë ku aplikon, përfshihet në dosjen personale. Dorëzimi i dosjes së aplikimit me dokumentacionin e duhur, bëhet pranë Zyrës së Protokollit, në katin e tretë. Aplikimet pranohen çdo ditë pune në orarin 08:00 – 16:00.
Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesa e studentit kandidat për të ndjekur programin e studimit të doktoraturës në të cilën të përfshihet dhe nënfusha e kërkimit ku ka interes kandidati;
- Curriculum Vitae;
- Kopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të studimeve (sipas përcaktimeve të pikës I);
- Certifikatë personale dhe fotokopje e kartës së indentitetit/pasaportës;
- Dëshmi e gjuhës së huaj (sipas kritereve te sipërmendura në pikën 4 të kritereve);
- Dëshmi dhe vërtetime në lidhje me kualifikime, trajnime, provime pasuniversitare ose artikuj shkencorë të botuar që mund të ketë kryer, apo pjesëmarrje në konferenca shkencore, referime të botuara, programe shkëmbimi si Erasmus+, apo projekte kombëtare apo ndërkombëtare;
- Deklaratë vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës;
- Dy rekomandime nga personel akademik të kategorisë “Profesor” ose “Profesorë i asociuar”;
- Vërtetimi nga qendra e punës që nuk ka masë disiplinore;
- Vërtetimi nga qendra e punës, që vërteton se kandidati ka angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar;
- Mandate pagesë për tarifën e aplikimi prej 5 000 lekë;
- Vetëdeklarim të aplikantit se nuk është gjetur në shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, së të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave të plagjaturës;
- Vetëdeklarim të aplikantit se do të zbatojë standartet shkencore dhe etike të kërkimit shkencor e publikimit.
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore.
Kuotat sipas departamenteve janë si më poshtë;
Departamenti i së Drejtës Civile 5 kuota
Departamenti i së Drejtës Penale 7 kuota
Departamenti i së Drejtës Publike 6 kuota
Klikoni këtu për të shkarkuar mandatin e tarifës së regjistrimit”:Tarife rregjistrimi
AFATI I APLIKIMIT ËSHTË DATA 19.12.2024