Takim me Prof. Dr. Ines Ines Härtel, Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese Federale të Gjermanisë.

“Takim me Prof. Dr. Ines Ines Härtel, Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese Federale të Gjermanisë”

 

Më 27 shkurt 2025, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, pedagogë të Departamentit të së Drejtës Publike biseduan me Prof. Dr. Ines Härtel, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese Federale të Gjermanisë, mbi zhvillimet aktuale të drejtësisë kushtetuese.

Prof. Dr. Ines Härtel është anëtare e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë. Ajo ka një karrierë të pasur akademike dhe gjyqësore, duke shërbyer më parë si pedagoge në disa universitete prestigjioze gjermane, themeluese e Qendrës së Kërkimeve për të Drejtën Dixhitale dhe anëtare e KomisionitKëshillimor Dixhital të Landit Brandenburg-ut.

Diskutimi u fokusua në çështje kyçe të së drejtës dhe jurisprudencës kushtetuese gjermane si: liria e shprehjes, prova elektronike, e drejta mjedisore dhe ndikimi i inteligjencës artificiale. Diskutimi nxori në pah një vështrim krahasimor edhe me përvojën kushtetuese në Shqipëri. Në këtë kuadër, u trajtuan edhe vendime gjyqësore duke sjellë një perspektivë të thelluar mbi zhvillimet e fundit në drejtësinë kushtetuese.

Ishte një diskutim i frytshëm, që ofroi mundësi të vlefshme reflektimi mbi zhvillimet dhe sfidat e drejtësisë kushtetuese në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar.