Takim me perfaqesues te Universitetit Poitiers, date 12.06.2023

Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, pati kënaqësinë të mirëpresë më datë 12.06.2023, Zj.Chantal Jean, Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Poitiers, Francë.

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Poitiers, kanë një marrëveshjë bashkëpunimi, nënshkruar në vitin 2021, në bazë të së cilës janë ngritur urat e bashkëpunimit dhe ofrimit ndër të tjera, edhe i mundësive për mobilitete të staft akademik dhe studentëve. Në ndihmë të qëllimit të kësaj marrëveshje vjen edhe Programi ERASMUS+, i cili përmes mobiliteteve studentore dhe akademike përforcon lidhjen midis studentëve dhe akademikeve anembanë Europes.

Ky takim u përshëndet nga Zv.Dekania Iva Zajmi, e cila vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm midis Universiteteve, nisur dhe nga numri në rritje i aplikimeve dhe bursave të fituara nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Poitiers po edhe atyre te Poitiers per ne Tirane.

Takimi kishte në fokus informimin e studentëve si dhe prezantimin e mundësive për zhvillim profesional që ofron Universiteti Poitiers, Francë, apo Fakulteti i Drejtësisë që ky universitet ka.

Zj.Chantal Jean solli në vëmendje edhe programet e mobilitetit që ofrohen per incoming students, në Universitetin Poitiers, tarifat përkatëse, bursat, si dhe procedurën e aplikimit të studentëve për një thirrje ERASMUS+.

Në përfundim të takimit, studentëve iu la hapësira e nevojshme për ezaurimin e pyetjeve me një profesioniste të fushës. Disa nga studentët e pranishëm patën deshiren te ndanin eksperiencën e tyre rreth realizimit të mobilitetit pranë Universitetit Poitiers.