Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, mirëpriti në datën 30.05.2025, përfaqësues të
Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti Aristotel, Selanik, kryesuar nga Dekani dhe një
delegacion akademik i universitetit.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit akademik, me fokus të
veçantë në krijimin e programeve të përbashkëta mësimore në nivelin Master.
Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjet akademike mes dy institucioneve të arsimit të lartë,
si dhe të krijojë mundësi të reja për ndërkombëtarizimin e arsimit juridik dhe afrimin e
vendeve më pranë standarteve të Bashkimit Evropian.
Takimi ishtë konstruktiv dhe u finalizua me gadishmërinë e palëve për të konkretizuar
qëllimet dhe projektet e përbashkëta brënda një periudhë sa më të afërt.