Takim i studentëve të FDUT me gazetarin Z. Blendi Fevziu.

Takim i studentëve të FDUT me gazetarin Z. Blendi Fevziu.

Ditën e enjte në datë 23 Maj në Fakultetin e Drejtësisë, Z. Blendi Fevziu me ftesë të Këshillit Studentor zhvilloi një bashkëbisedim të lirë, me studentet e FDUT. Gazetar prej fillim viteve ‘90 dhe drejtues i një prej emisioneve më të suksesshme televizive. Blendi Fevziu rrëfeu para studentëve të FDUT rrugëtimin e tij dhe sesi momenti i duhur është çelësi për të shënuar suksesin në karrierë. Ai ndau me studentët përvojat e tij profesionale dhe jetësore dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre të shumta.