Prof. Asoc. Dr. Ervis Çela

Prof. asoc. Ervis Çela u diplomua pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, me titullin “Jurist” dhe u vlerësua me Medalje Ari, në vitin 2007. Në vitin 2011 përfundoi studimet Master me rezultate të shkëlqyera dhe u nderua me Medalje Ari. Qysh prej vitit 2009 mban titullin “Avokat”. Në vitin 2013 ka marrë gradën shkencore “Doktor” vlerësuar maksimalisht, në shkencat juridiko-civile, ndërsa në vitin 2015 mbron titullin shkencor “Profesor i asociuar”. Pas një përvoje disavjeçare në administratën shtetërore si ekspert jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, në vitin 2011 punësohet si personel akademik me kohë te plotë pranë Fakultetit të Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Civile. Prej vitit 2019 është anëtar i Komisionit të Përhershëm të dhënies së gradës shkencore “Doktor”.

Është pjesëmarrës në një numër të konsiderueshëm konferencash brenda dhe jashtë vendit dhe autor i një numri të madh artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Fushat kërkimore në të cilat është i fokusuar përfshijnë të drejtën ndërkombëtare private, te drejtën private europiane, pronësinë industriale etj.


Email: ervis.cela@fdut.edu.al