Prof. Asoc. Dr. Skerdian Kurti, nga muaji tetor 2008 e në vazhdim është pedagog efektiv pranë Departamentit të së Drejtes Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Lëndët ku është angazhuar në mësimëdhënie janë: E drejta penale (pjesa e posaçme), Penologji – Kriminologji, Ekonomia dhe kriminaliteti, Politika penale evropiane dhe Drejtësia restauruese, Viktimologji.
Në vitin 2015, me Vendimin nr. 51 datë 06.11.2015 të Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Drejtësisë (UT) fiton titullin Profesor i Asociuar.
Në vitin akademik 2008/2009 deri 2010/2011 ka ndjekur dhe ka përfunduar studimet e shkollës së doktoraturës (PHD), pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Pavisë (Itali) në “Drejtësia penale, drejtësia ndërkombëtare, dhe të drejtat themelore”.
Në vitin akademik 2004/2005 deri në 2005/2006 ka përfunduar studimet e ciklit të dytë Master Shkencor Penal, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Pavisë (Itali).
Në vitin akademik 2001/2002 deri në 2003/2004 ka përfunduar studimet e ciklit të parë Bachelor në Shkencat Juridike, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Pavisë (Itali).
Në vitin akademik 1997/1998 deri në 2000/2001 ka përfunduar studimet për Financë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës (sistemi i vjetër 4 vjeçar).
Ka marrë pjesë në një sërë konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj të ndryshëm në fushën e drejtësisë penale, kriminologjisë, krimit ekonomik, mbrojtjes së të drejtave të të dënuarve dhe ekzekutimit të vendimeve penale.