Prof. Argita Malltezi është diplomuar shkëlqyeshëm summa cum laude në korrik 1995 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1996 mbaroi studimet master Cum Laude pranë Universitetit Katolik në Leuven, Belgjikë.
Në maj 2009 ka mbrojtur tezën e doktoratës në fushën e Qeverisjes së Korporatave. Aktualisht mban titullin akademik ‘Profesor’ dhe është titullare e së drejtës tregtare dhe së drejtës së biznesit në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.
Prof. Malltezi ka kryer një sërë hulumtimesh shkencore pranë Universitetit të Bordosë (Bordeaux), si edhe pranë Institutit Max Planck për të Drejtën e Krahasuar dhe Ndërkombëtare Private në Hamburg. Ajo është autore e disa teksteve për të drejtën e shoqërive tregtare dhe të drejtën e biznesit. Fushat e saj të kërkimit janë shoqëritë tregtare, qeverisja e tyre, rregullimet e titujve financiarë, bashkimi i shoqërive tregtare dhe e drejta e koncesioneve.
Email: [email protected]