SHORT BIO
MsC.Nadia Guni (Proc. Doktorature)
As. Lektore, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
E-mail kontakt: [email protected]
Nadia Guni ka përfunduar studimet e larta Bachelor në Drejtësi dhe Master Shkencor në Drejtë Publike me “Medalje Ari” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës si dhe Shkollën Kombëtare të Avokatisë, ku ka marrë titullin “Avokat” në vitin 2023.
Aktualisht është në proces të doktoratës në fushën e Drejtësisë Kushtetuese.
Ka realizuar trajnime kërkimore të ndryshme dhe është angazhuar si eksperte në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare përfshirë: UNDP, UN Women dhe të tjera.
Ajo është autore dhe bashkëautore në disa konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe ka publikuar artikuj shkencorë në revista shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare.
Përvoja e saj profesionale përfshin angazhime si eksperte për përgatitjen e raporteve për CEDAW/UPR, Komisionin GREVIO si dhe për hartimin e dokumenteve politike në fushat e dhunës në familje dhe të drejtat e grupeve vulnerabël, në bashkëpunim me institucione si Këshilli i Evropës dhe UN Women.
Nga 2024 e në vazhdim asistente lektore e brendshme në Fakultetin e Drejtësisë.