LLM Monika Canco është pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, që nga Tetori i vitit 2017 si pedagoge e ftuar dhe nga Korriku i vitit 2019 si pedagoge e brendshme pranë Departamentit të së Drejtës Publike. Mbulon lëndën e Institucioneve Politike dhe Juridike (periudha e antikitetit, mesjetës si dhe sistemet moderne dhe bashkëkohore të qeverisjes si Britania e Madhe, Franca, SHBA, Gjermani). Ka përfunduar studimet në programin Bachelor në Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetit të Tiranës në vitin 2012 dhe në programin Master i Shkencave në të Drejtë Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetit të Tiranës në vitin 2014. Ka përfunduar studimet e LLM në Të Drejtë Ndërkombëtare dhe Europiane të Avancuar në Fakultetin e Drejtësisë së Radboud University, Holandë, në vitin 2017.
Në eksperincën profesionale, listohen angazhime si konsulente në Grupin për Edukimin Ligjor, Arsimin Juridik dhe Reformimin e Shkollës së Magjistraturës në përbërje të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Sekretariatit Teknik pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, konsulente ligjore pranë Institutit të Modelimeve në Biznes, etj.
Kontakt: [email protected]