Jona Spahiu

Msc. Jona Spahiu (Doktorante)

Ka përfunduar të dy ciklet e studimit Bachelor (2013) dhe Master i Shkencave (2015) me vlerësim maksimal “Medalje e Artë”. Aktualisht ndjek studimet doktorale me temë: “Integriteti dhe lufta ndaj korrupsionit në Prokurimet Publike në Shqipëri.”

Ka një përvojë rreth dhjetë vjeçare në fushën e projekteve me financim të huaj dhe prokurimeve fillimisht në Ministrinë e Financave dhe më tej si konsulente për projektet e financuara nga Banka Botërore. Ka qenë e angazhuar si konsulente për institucione ndërkombëtare si IBRD, UNICEF, Agencia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo etj.

Ka ndjekur disa trajnime ndërkombëtare nga Banka Botërore, George Town University, Erasmus,, si dhe ka marrë pjesë në disa konferenca ndërkombëtare.

Pedagoge e ftuar në Fakultetin e Drejtësisë që prej vitit 2018 dhe staf akademik me kohë të plotë që prej vitit 2024.

Avokate dhe ndërmjetëse e liçensuar.