Griselda Muhametaj

Griselda Muhametaj, e diplomuar juriste nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tiranës ne 2003, aktualisht është mbajtëse e Diplomës se nivelit të dytë Master në Administrim Publik, pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Prej vitit 2009 është mbajtëse e titullit “Avokat” dhe është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatëve.
Ajo ka marrë pjesë në specializime të ndryshme sipas fushës së saj të interesit, si kursi i specializuar në Budua, Mali i Zi, për “Sigurimet Shoqërore”; kursi i specializuar në Sirakuzë, Sicili, për “Terrorizmin, luftërat e reja dhe përgjigjet e së drejtës ndërkombëtare penale”; kursi i Specializuar në të drejtën ndërkombëtare penale: “Burimet e së drejtës dhe aspektet ligjore”.
Gjatë 2003-2007 ka punuar si juriste pranë Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Shëndetësisë për projekte të ndryshme, si p.sh. ai i përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Komunitetit Europian, apo ai i “Financimit të sistemit shëndetësor parësor” etj. Gjatë viteve 2013-2014 ajo ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme te

Tatimeve si inspektore e parë në Drejtorinë e Antikorrupsionit.
Ajo ka një përvojë të konsiderueshme edhe në sektorin privat, ku vlen të përmendet detyra si administratore e shoqërisë tregtare “Innova Solutions Albania” (pjesë e “Innova Group”), shoqëri tregtare e cila operon në ekosistemin e telekomunikacionit, informacionit dhe teknologjisë.
Prej vitit 2014 e në vazhdim Griselda ka një përvojë të konsiderueshme edhe në mësimdhënie, fillimisht pranë Kolegjit Universitar “Luarasi” e më pas, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.


Email:[email protected]