Elena Filip

BIO

Elena Filip ka përfunduar ciklin e studimeve ‘Bachelor në drejtësi’ në vitin 2019 si dhe ciklin e studimeve master në programin ‘Master shkencor në të drejtë civile’ në vitin 2021 pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës shkëlqyeshëm me summa cum laude.

Në vitin 2019, Elena ka marrë pjesë në rolin e asistent-ekspertit në projektin “Monitorimi i reformës në Drejtësi” organizuar nga fondacioni ‘Shoqëria e hapur për Shqipërinë’ në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në 2021 është angazhuar si asistente pranë platformës ligjore ‘Legit.al’ ndërsa nga janari 2022 ka punuar si asistent-avokate në studion ligjore ‘Meksi Law & Consulting’, kohë gjatë së cilës ka kryer dhe studimet një vjeçare pranë Shkollës së Avokatisë.

Gjatë vitit 2023, Elena ka punuar si specialiste ligjore dhe e përputhshmërisë (legal & compliance specialist) në një nga shoqëritë e grupit më të madh investitor në Shqipëri dhe nga tetori i po këtij viti është angazhuar gjithashtu si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në lëndën “E drejtë biznesi”.

Nga janari i vitit 2024, Elena punon si personel akademik me kohë të plotë pranë Departamentit të së Drejtës Civile në Fakultetit e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, duke asistuar në zhvillimin e seminareve në lëndët “E drejtë e detyrimeve dhe e kontratave” dhe “E drejtë e shoqërive tregtare”. Nga shkurti i 2024 Elena Filip është gjithashtu studente e ciklit të tretë të studimeve, në programin e doktoratës pranë të njëjtit fakultet.

Gjatë studimeve master Elena ka qënë bursante e fondacionit ‘Konrad Adenauer Stiftung Albania’, ndërsa prej vitit 2021 është pjesë e rrjetit KAS Alumni. Sa i takon angazhimit akademik, Elena Filip ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme dhe është autore e disa artikujve shkencore. Fushat e saj të kërkimit janë: E drejta kontraktore, e drejta e detyrimeve, e drejta private e krahasuar dhe risitë e teknologjisë ligjore.