Dr. Ilda Muçmataj

Dr. Ilda Muçmataj, lektore pranë Departamentit të së Drejtës Civile që prej vitit 2008. Ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare në vitin 2007, studimet pasuniversitare në vitin 2011 dhe studimet e doktoratës në vitin 2015 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Studimet e doktoratës i ka kryer në lëmin e shitjes ndërkombëtare të mallrave.
Dr. Muçmataj ka mbajtur një sërë kumtesash në konferenca shkencore dhe ka botuar një sërë artikujsh në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka qenë pjesëmarrëse në projekte të organizmave e shoqatave vendase e të huaja. Është angazhuar në fushën e ndryshimeve ligjore nga institucione publike të tilla si Ministria e Drejtësisë. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit shkencor shtrihen në të drejtën ndërkombëtare private, aspekte të caktuara të së drejtës së punës dhe në të drejtë civile.


Email: [email protected]