Dr. Genada Taho
Genada Taho ka përfunduar studimet në vitin 2010 pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ku është pajisur me një Diplomë të integruar të Nivelit të Dytë (Master i Shkencave në Drejtësi). Në vitin 2013 ka përfunduar studimet Bachelor në degën Financë-Bankë. Prej vitit 2011 është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe mban titullin “Avokat”.
Në vitin 2019 ka marrë gradën shkencore “Doktor” pranë Departamentit të së Drejtës Penale.
Karriera e saj akademike ka filluar si pedagoge me kohë të pjesshme në Departamentin e të Drejtës Penale të Universitetit të Tiranës, në vitin 2012. Përgjatë periudhës 2021 – 2023, angazhimi i saj akademik, vijoj si pedagoge me kohë të plotë në Departamentin e Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Politike – Juridike, Universiteti “Aleksandër Moisiu Durrës.
Aktualisht është lektore me kohë të plotë në Departamentin e të Drejtës Penale, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.
Genada Taho është autore e një numri të lartë publikimesh në Revista Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në shumë Konferenca Shkencore brenda dhe jashtë vendit, në fushën e së drejtës penale.
English Summary
Genada Taho graduated in 2010 from the Faculty of Law, University of Tirana, with an integrated Diploma of the Second Level (Master of Science in Law). In 2013, she completed her Bachelor’s studies in Finance-Banking. Since 2011, she is a member of National Chamber of Advocacy with the title “Lawyer”.
In 2019, she received the “Doctorate” degree at the Department of Criminal Law.
Her academic career started in 2012 as a part-time lecturer at the Department of Criminal Law, University of Tirana. Her academic commitment during the period 2021 – 2023, followed as a full-time lecturer at the Law Department, Faculty of Political and Legal Sciences, University “Aleksandër Moisiu” Durrës.
She is currently a full-time lecturer at the Department of Criminal Law, University of Tirana, Faculty of Law.
Genada Taho is the author of several publications in the National and International Scientific Journals and has participated in many Scientific Con