Donalb Xibraku

Donalb Xibraku, është punësuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës pranë Departamentit të së Drejtës Civile në korrik të vitit 2019, në pozicionin e asistent-lektorit me kohë të plotë. Ka përfunduar studimet universitare të ciklit të parë në vitin 2016, dhe studimet e ciklit të dytë “Master i Shkencave në të Drejtën Civile” në vitin 2018, po pranë këtij Fakulteti.

Përpara punësimit në Fakultetin e Drejtësisë, Z. Xibraku që prej vitit 2016 ka qenë i atashuar në rolin e asistentit ligjor pranë disa studiove private ligjore dhe ku më pas, pas fitimit të titullit “Avokat” është punësuar nga studio ligjore “Haxhia&Hajdari” në tetor të vitit 2018.

  1. Xibraku ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe është autor i disa artikujve dhe punimeve shkencore në fushën e së drejtës civile, të botuara pranë revistave juridike kombëtare dhe të huaja.