Dr. Klesta Hysi

Doc. Klesta Hysi
Lektore, Departamenti i së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i
Tiranës.
Që prej vitit 2008, Znj. Klesta Hysi është pedagoge me kohë të plotë pranë
Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ajo
është lektore në lëndët: E Drejtë Administrative; Mbrojtja e të Dhënave Personale;
Marrëdhëniet e Punës në Administratën Publike dhe në modulin E Drejta
Administrative e Bashkimit Evropian.
Znj. Hysi ka ndjekur studimet e larta për drejtësi dhe ka kryer studimet
pasuniversitare Master i Nivelit të Dytë, në të Drejtë Kushtetuese të Krahasuar dhe të
Drejtën Evropiane, pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT. Në vitin 2015 ka fituar titullin
“Docent”. Znj. Hysi është pjesëmarrëse e Programit Ndërkombëtar të Vizitorëve
Udhëheqës (IVLP) për vitin 2023 “Transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje”,
Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës.
Gjithashtu, ka ndjekur Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike, Këshilli i Evropës,
2011.
Fushat e saj të interesit dhe kërkimit shkencor lidhen me: çështje të së drejtës
administrative; reformat e administratës publike në Shqipëri dhe procesi i integrimit
evropian; marrëdhëniet e punës dhe shërbimin civil; mbrojtjen e të dhënave personale
dhe garantimin e privatësisë; garantimin e të drejtave të njeriut në administratën
publike etj. Ka marrë pjesë në një sërë konferencash shkencore kombëtare dhe
ndërkombëtare, si dhe është autore e artikujve dhe botimeve brenda fushave të saj të
interesit.
Znj. Hysi ka shërbyer për 6 vite pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike si
trajnere dhe hartuese e kurrikulës për kuadrin ligjor të shërbimit civil në Shqipëri
(2013-2019), si dhe ka ofruar asistencë ligjore për Departamentin e Administratës
Publike për hartimin e akteve nënligjore në fushën e shërbimit civil (2013-2015). Për
15 vite është angazhuar si eksperte ligjore pranë organizatave të shoqërisë civile
vendase dhe ndërkombëtare, në një sërë projektesh që lidhjen me fushat e saj të
interesit dhe kërkimit.
Kontakt (e-mail): [email protected]; [email protected]