Sondazhi Kombëtar i Studentëve.

Në kuadër të realizimit te Sondazhit Kombëtar të Studentëve, ASCAL nëpërmjet sistemit AMS ka njoftuar se pjesëmarrja e studentëve nga Universiteti i Tiranës në ketë sondazh eshtë 0.9%.
Sa më sipër, për të patur një perfaqësim dinjitoz të Universitetit të Tiranës në këtë proces kerkohet angazhimi i studentëve  për plotësimin dhe shprehjen e zërit të tyre në këtë sondazh.
Afati i perfundimit te plotësimit të Sondazhit Kombëtar të Studentëve është data 23 Maj 2025.