SHPALLET HAPJA E APLIKIMEVE PËR KONKURSIN E PARË TË NEGOCIMIT!

Për herë të parë ELSA Albania, me nismën dhe bashkëpunimin e ngushtë të studios prestigjioze të
konsulencës ligjore Frost & Fire Consulting, ka vendosur të sjellë ELSA Albania Negotiation
Competition (ENC) – një konkurs negocimi që u jep pjesëmarrësve mundësinë të veprojnë si
juristë përfaqësues të dy palëve hipotetike, të cilat, me gjithë interesat e ndryshëm, përpiqen të
gjejnë një bazë të përbashkët për t’u dakordësuar dhe për të dokumentuar këtë dakordësim në një
marrëveshje të shkruar. Konkursi do të zhvillohet ditët e shtuna, nga data 20 maj deri ne datën 3
qershor.
Përveç një përvoje unike dhe të pakrahasueshme, pjesëmarrja në ENC do të sjellë për pjesëmarrësit
si vijon:
1. Çmime monetare për tri vendet e para fituese (në nivel ekipi dhe individi) si vijon:
a. Ekipet:
i. Vendi i parë 2000 Euro!
ii. Vendi i dytë 1500 Euro!
iii. Vendi i tretë 1000 Euro!
b. Individët: Krahas çmimeve që merren si ekip, garuesit më të spikatur shpërblehen
me:
i. Vendi i parë 500 Euro!
ii. Vendi i dytë 300 Euro!
iii. Vendi i tretë 200 Euro!
2. Një trofe për fakultetin pjesëmarrës.
3. Certifikata individuale për çdo anëtar të ekipit.
4. Mundësinë për anëtarët e ekipit për të bërë një praktikë të paguar pranë Frost & Fire
Consulting apo klientëve dhe bashkëpunëtorëve të Frost & Fire Consulting, ku përfshihen
shumë nga bizneset më të rëndësishme në Shqipëri.
5. Mundësinë për t’ju ofruar kontratë punësimi pranë Frost & Fire Consulting ose pranë
klientëve dhe bashkëpunëtorëve të e Frost & Fire Consulting pas përfundimit me sukses të
praktikës së punësimit.
Pjesëmarrësit në Konkursin e Parë të Negocimit, që aplikimi i tyre të konsiderohet, do të duhet të
plotësojnë këto kritere:
1. Të jenë studentë minimalisht të vitit të katërt të Programit të Integruar në Drejtësi.
2. Duhet të jenë studentë minimalisht në vitin e 4-t të Programit të Integruar në Drejtësi, të
vitit të fundit në rast se ndjekin programin “Bachelor në Drejtësi”, ose të regjistruar në
programet Master Shkencor ose Master Profesional në Drejtësi.
3. Duhet të kenë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë). Në rastin e studentëve që ndjekin vitin e
parë të studimeve në programet Master Shkencor ose Master Profesional, mesatarja do të
llogaritet nga rezultatet e plota të programit Bachelor, si dhe atyre të semestrit të parë të
vitit akademik.
4. Ekipet do të përbëhen nga dy anëtarë, dhe një anëtar rezervë/zëvendësues. Të gjithë
anëtarët e një ekipi duhet t’i përkasin të njëjtit universitet. Aplikimi fillestar në formularin

e aplikimit më poshtë, bëhet individualisht. Ekipet do të formohen pasi të jenë shqyrtuar
aplikimet individuale.
5. Për këtë vit, universitetet konkurruese dhe numri maksimal i ekipeve që do të mund të
marrin pjesë, do të jetë tetë.
Për të aplikuar klikoni në adresën https://forms.gle/L1dtRB99NoMpjaii7. Nxitoni pasi aplikimet
mbyllen ditën e premte, datë 5 maj 2023, ora 24:00.