Sot më dt. 7 maj 2025, në ambientet e Sallës Doktorale të Fakultetit të Drejtësisë, u zhvillua aktiviteti me temë:
“Rrugë që Bashkohen – Nga Auditorët në Karrierë, Zëri i Drejtësisë”, një nismë e konceptuar për të ndërtuar ura mes rrugëtimit akademik dhe zhvillimit profesional të ish-studentëve tanë.
Të ftuar në këtë aktivitet ishin znj. Ana Duraku dhe z. Endi Kalemaj, dy ish-studentë të Fakultetit, të cilet ndanë përvojat e tyre personale nga jeta studentore deri në përfshirjen aktive në profesionin si jurist . Ata rrëfyen me sinqeritet sfidat e hasura, vendimet kyçe të karrierës dhe ndikimin që ka pasur formimi në Fakultetin e Drejtësisë në zhvillimin e tyre profesional.Bashkëbisedimi u prit me shumë interes nga studentët, të cilët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të kërkojnë këshilla praktike për të kuptuar më mirë rrugën drejt tregut të punës. Të ftuarit shprehën gjithashtu gatishmërinë për të ofruar mbështetje për studentët aktualë.