PROJEKTI I DEPARTAMENTIT PENAL,
FAKULTETI I DREJTËSISË,
UNIVERSITETI I TIRANËS, MBI
“DREJTËSINË PENALE PËR TË MITURIT VIKTIMË DHE DËSHMITAR TË KRIMEVE (UDHËZIMET PËR DREJTËSINË NË ÇËSHTJET QË PËRFSHIJNË FËMIJËT VIKTIMA DHE DËSHMITARË TË KRIMIT)”
Përfundon me sukses Projekti i Departamentit Penal të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, mbi “Drejtësinë për të miturit viktima dhe dëshmitar të krimeve (Udhezimet për drejtesine në çështjet që përfshijnë fëmijët viktima dhe dëshmitare të krimit)” realizuar nga Prof.Asoc.Dr. Ela KERKA, Prof.Dr. Jola BODE, Prof.Asoc.Dr. Jonad BARA, Prof.Asoc.Dr. Etlon PEPPO.
Aktiviteti përmbyllës i tij, i organizuar ne trajtën e leksionit të hapur, u mbajt më date 13.12.2024 me prezencën e pedagogëve dhe të studentëve të shumtë.
Mesazhi i përcjellë në këtë leksion të hapur në kuadër të projektit është se “Ndihma që duhet t’ju ofrohet këtyre të miturve fillon që në momentin e parë që bien në kontakt me drejtësinë dhe vazhdon përgjatë gjithë proçesit e përfundon në momentin që fëmija nuk ka më asnjë lidhje me asnjë organ apo subjekt të sistemit të drejtësisë, pasi këto subjekte kërkojnë një trajtim profesional për shkak të moshës së tyre të mitur, aftësisë së tyre për të kuptuar gjëndjen në të cilën ndodhen si dhe të gjithë rrethanave të tjera lidhur me zhvillimin e tyre fizik e psikologjik”.
Klikoni linkun per te shfletuar materialin e plote: