Programi B4Students nga Grupi BALFIN, ka hapur thirrjet për aplikim për studentët në Programin e Praktikës & Punësimit dhe Konkursin e Ideve të Biznesit.

Programi B4Students nga Grupi BALFIN, ka rihapur thirrjet për aplikim nga studentët në:

  • Programin e Praktikës & Punësimit

  • Konkursin e Ideve të Biznesit.

 

Programi i Praktikës & Punësimit, do të ofrohet në dy periudha 3-mujore, Mars-Prill- Maj dhe Gusht-Shtator-Tetor.

Për 3-mujorin e parë të praktikës, aplikimet do të pranohen deri më datë 20 shkurt, nëpërmjet aplimimeve përkatëse në faqen zyrtare të www.b4students.com.

Studentët kanë mundësi të vlerësojnë mundësitë për praktikë në 5 sektorë, 45 kategori punësimi dhe 13 kompani partnere. Për secilën prej mundësive, studentët mund të informohen në detaje mbi detyrat, përfitimet dhe profilin e kandidatit, duke lexuar përshkrimin e punës të publikuar në www.b4students.com. Pasi zgjedhin preferencën e tyre ato mund të vijojnë me aplikimin online.

Konkursi i Ideve të Biznesit, është një mundësi tjetër për studentët që synojnë të ndërtojnë biznesin e tyre, por ju duhet mbështetje. Për edicionin e dytë të konkursit, aplikimet do të pranohen deri më datë 7 mars, duke aplikuar në faqen e internetit www.b4students.com.

Për aplikantët me idetë më të mira, B4Students do të mundësojë:

  • Grant deri në 5000 europër mbulimin e shpenzimeve të fillimit të aktivitetit;

  • Paketë trajnimipër zhvillimin e kompetencave në biznes;

  • Mentorim për 6 muaj;

  • Mundësi kreditimi nga Tirana Bank, në rast nevoje, si dhe

  • Mundësi partneriteti me Grupin BALFIN dhe shoqëritë e saj.

Nëpërmjet programit B4Students, Grupi BALFIN synon të luajë një rol të rëndësishëm në edukimin e lartë, duke u angazhuar të ofrojë mbështetje për studentët në zhvillimin profesional, punësimin në profil, si dhe vetëpunësimin nëpërmjet sipërmarrrjes.