PROGRAM REKRUTIMI PËR STUDENTËT E VITIT 5

Banka Credins organizon Programin #YOUARECREDINS për studentët që diplomohen dhe në profilin juridik të cilët dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në këtë sektor. Programi do të zgjasë 3 muaj, gjatë kësaj periudhe studentët do të marrin trajnim teorik dhe praktik. Në fund të programit, të gjithë pjesëmarrësit do të shpërblehen për punën dhe kohën që do t’i kushtojnë kësaj eksperience dhe do të pajisen me një certifikatë pjesëmarrjeje.
Dega e Këshillimit të Karrierës në FD fton studentët interesuar të dërgojnë një emaili ku të shprehin interesin e tyre brenda datës 11 Nëntor në adresën [email protected], për të zhvilluar më pas një takim me përfaqësues të bankës.