Prof. Dr. Evis Alimehmeti

DEPARTAMENTI: Departamenti i të Drejtës Publike
GRADA/TITULLI: Prof. Dr.
FUNKSIONI: Profesor
KONTAKT (E-MAIL): Evis.Alimehmeti@fdut.edu.al


BIOGRAFIA:
Pedagog/e pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti I Tiranës. Lektor/e i/e lëndeve: e Drejtë Publike, Shteti i së Drejtës, Mekanizmat Kombëtarë e Ndërkombëtarë të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut.
Prof. Dr. Evis Alimehmeti është profesore e së drejtës dhe kërkuese shkencore pranë Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Profili i saj akademik dhe kërkimor përfshin fushën e të Drejtës Publike, Shtetin e së Drejtës dhe të Drejtën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Është gjithashtu lektore e lëndës së Etikës Profesionale pranë Shkollës së Magjistraturës. Ajo mban titujt akademikë Profesor (Prof. Dr.) dhe Profesor i Asociuar (Prof. Asoc). Njëkohësisht mban gradën shkencore Doktor i Shkencave, gradën Master of Laws (LLM) nga Queen’s University, Kanada si dhe gradën Master of Philosophy (MPhil) nga Open University, Mbretëria e Bashkuar & Central European University, Hungari. Gjatë viteve 2009- 2016 ka drejtuar Departamentin e të Drejtës Publike të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.