Prof. As. Mirela Bogdani
Prof. Assoc. Dr. Mirela P. Bogdani është profesore në Departamentin e së Drejtës Publike që nga Nëntori i vitit 2000. Mbulon lëndët e Institucioneve politike dhe juridike (periudha e antikitetit, mesjetës si dhe sistemet moderne dhe bashkëkohore të qeverisjes si Britania e Madhe, Franca, SHBA, Gjermani), lëndën e Shkrimit dhe Arsyetimit Ligjor, Shkrimit Akademik si dhe Politika e Jashtme e BE. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetit të Tiranës në vitin 2000 dhe më pas ka ndjekur të gjitha programet e kualifikimit akademik pranë këtij institucioni. Ky formim përfshin programin e Masterit Shkencor në të Drejtë Publike (2003), Masterin Profesional të në Drejtë Biznesi (2009), Doktoraturën (2011) dhe titullin Profesor i Associuar (2013). Formimi akademik përfshin gjithshtu studime të thelluara pasuniversitare dhe specializime në fushat e arbitrazhit ndërkombëtar tregtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën e investimeve publike në Universitetin e Queen Marry, Qendra për Arbitrazhin Ndërkomobëtar Tregtar – Londër BM (2005) dhe në fushën e shkrimit & arsyetimit ligjor në American University, Washington College of Law – SHBA (2008-2009).
Në eksperincën profesionale, listohen angazhime në projekte që lidhen me reformimin e sistemit gjyqësor, rritjen e efiçencës, transparencës dhe përgjegjshmërisë së tij, me shtetin e së drejtës, me çështjet antikorrupsion, të drejtat e njeriut, hartim legjislacioni, etj. Që nga viti 2012 e në vijim është pika e kontaktit për Programin HELP të Këshillit të Evropës – Human Rights Education for Legal Professionals/Edukimi Ligjor i Profesionistëve të së Drejtës.
Kontakte mirela.bogdani@unitir.edu.al