Prof. As. Luljeta Ikonomi

Prof. As. Luljeta Ikonomi


Luljeta Ikonomi është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar studimet Master në Drejtësi (LLM) në Universitetin e Kembrixhit në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut. Në vitin 2011 ka marrë gradën shkencore Doktor i Shkencave, dhe në 2013 titullin Profesore e Asociuar. Që prej vitit 2002 punon si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ajo është autore e shumë artikujve shkencorë të botuara në revista ndërkombëtare prestigjioze si International Journal of Human Rights, British Journal of Migration, Asylum and Nationality Law, si dhe e teksteve universitare, raporteve studimore, dhe manualeve trajnuese. Gjithashtu, ka referuar në konferenca dhe aktivitete shkencore të organizuara nga Universiti i Torontos, Universiteti i Lundit, Universiteti i Amsterdamit (VU), Universiteti i Oksfordit, Universiteti Galway i Irlandës etj. Luljeta Ikonomi ka kontribuar me ekspertizë ligjore në fushën e të drejtave të njeriut dhe migranteve për shumë organizata ndërkombëtare dhe kombëtare, si IOM, OSBE, UNWomen, Save the Children, PAMECA, USAID dhe KSHH. Është fituese e disa bursave ndërkombëtare, si bursa Chevening për studimet Master (LL.M) në Universitetin e Kembrixhit (2001), bursës Chevening/Oxford si studiuese shkencore në Universitetin e Oksfordit (2010), bursës së Departamentit Amerikan të Shtetit si pedagoge vizitore në Brooklyn Law School (2006).