Prof. asoc. Ilir Rusi është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2001 me rezultate shumë të mira dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare “Master – niveli i dytë” në vitin 2004 në Fakultetin e Drejtësisë, UT. Në vitin 2010 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT në fushën e së drejtë civile, me disertacionin me temë “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike bashkëkohore të punës“. Prej vitit 2013 mban titullin akademik “Profesor i asociuar”.
Ka qenë dhe është zëvendësdekan i programeve të doktoratave, masterave dhe tashmë i programit të integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, si edhe i programit të ciklit të parë “Bachelor”. Prejt muajit maj 2016 është anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme në cilësinë e ekspertit ligjor për aktet nënligjore në fusha të ndryshme në bashkëpunim edhe me organizata ndërkombëtare si OSBE, UNICEF, UNDP.
Është titullar i lëndëve “E drejtë e punës” dhe “E drejtë e krahasuar e punës”.
Ka botuar artikuj të shumtë në revista shkencore vendase dhe të huaja. Ka referuar në një numër të madh konferencash shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Eshtë autor i monografisë shkencore “Përgjegjësia disiplinore në marrëdhëniet juridike të punës”.