Prof. As. Flutura Kola (Tafaj)

Prof. As. Flutura Kola (Tafaj)


Prof. asoc. Flutura Kola Tafaj është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1995 dhe ka përfunduar studimet master në po atë fakultet në vitin 2004.
Në vitin 2009 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT me temë mbi vendimin e arbitrazhit, kundërshtimin dhe ekzekutimin e tij.
Prej vitit 2012 mban titullin akademik “Profesor i asociuar”. Është titullare e lëndëve “Procedurë civile”, “Zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve” dhe “Arbitrazhi Ndërkombëtar”.
Ka kryer një sërë vizitash kërkimore jashtë shtetit, si në Universitetin Suffolk, Boston, Massachusetts, SHBA; Universitetin “Montesquie Bordeaux IV”, Bordo, Francë; Institutin Max Planck për të Drejtën e Krahasuar dhe Ndërkombëtare Private, Hamburg, Gjermani; IDLI dhe UNIDROIT, Romë, Itali etj.; si edhe ka referuar në një numër të madh konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ajo ka botuar artikuj të shumtë shkencorë në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe është autore e një vargu tekstesh për të drejtën e procedurës civile dhe zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve.
Që prej vitit 2007 ajo është eksperte dhe personel akademik me kohë të pjesshme pranë Shkollës së Magjistraturës. Gjithashtu është angazhuar si eksperte ligjore në shumë projekte rajonale dhe ndërkombëtare.

Email: flutura.tafaj@fdut.edu.al