Procesi i zgjerimit dhe prespektivat për Shqipërinë e Ballkanin Perëndimor

Përmbledhje e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare me temë:

 “Procesi i zgjerimit dhe prespektivat për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”

 

Më 13 Qershor 2023, Fakulteti i Drejtësisë, (Universiteti i Tiranës), organizoi në ambjentet e “Europe House” Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë “Procesi i zgjerimit dhe prespektivat për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”, në bashkëpunim me Universitetin Poitiers të Francës, Ambasadën Franceze në Shqipëri, Universitetin e Prizrenit, Universitetin e Tetovës dhe Shoqatën “ELSA Albania”.

Në pjesën hapëse të saj, e cila u moderua nga Zv.Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Prof.Iva Zajmi, mbajti fjalën përshëndetëse Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Prof.Asoc.Dr.Dorina Hoxha, si dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të huaja si SH.S, Elisabete Barsacq-Ambasadore e Ambasadës Franceze, SH.T Peter Zingraf-Ambasador i Ambasadës Gjermane, Z.Alexis Hupin-Kreu i Seksionit Politik, Delegacioni i BE në Shqipëri, dhe përfaqësues të instiucioneve vendase si Znj.Megi Fino-Zëvendësministre-Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj.Odeta Barbullushi-Këshilltare e Kryeministrit, Znj.Jorida Tabaku-Kryetare, Komisioni Parlamentar për Integrimin Europian.

Konferenca solli së bashku jo vetëm personel akademik, kërkues shkencorë dhe studentë nga Shqipëria, por edhe punime shkencore me autorë nga rajoni si, Universiteti “Ukshim Hoti” i Prizrenit, Universiteti i Tetovës, Universiteti Poitiers-Francë, Universiteti Oradea-Rumani, Universiteti Lille-Francë etj.

Konferenca u organizua në 3 panele, ku punimet u fokusuan në tematikat si në vijim:

  • Anëtarësimi në BE i Ballkanit Perëndimor moderuar nga Prof Iva Zajmi dhe Prof. Eralda Met’hasani, Fakulteti i Drejtësisë UT;

  • Bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë moderuar nga Prof. Ylber Sela Univeristeti i Tetovës dhe Dr. Aida Bushati, Fakulteti i Drejtësisë UT ;

  • Roli i BE-së si faktor sigurie dhe stabiliteti, Prof. Ylber Sela Univeristeti i Tetovës dhe Dr. Aida Bushati, Fakulteti i Drejtësisë UT.

Gjatë zhvillimit të konferencës pjesëmarrësit diskutuan dhe ngritën pyetje mbi çështje të trajtuara gjatë prezantimit të punimeve të lidhura me sfidat e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në BE, nismat rajonale të ndërmarra, sigurinë dhe politikën e mbrojtjes në BE.

Në fund u realizua edhe sesioni përmbyllës i konferencës, ku u shpreh mirënjohje për të gjithë personat që dhanë kontributin e tyre për realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm shkencor, si dhe u dhanë një sërë konkluzionesh dhe rekomandimesh të rëndësishme, në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Konferenca do të përmbyllet me botimin e punimeve të dërguara, si një dokumentim i punëve të përgatitura. Botimi do të shpërndahet tek të gjithë aktorët e përfshirë në konferencë, por jo vetëm, tek institucionet shtetërore, studentët, si dhe grupet e interesit në vend.