Praktikë për studentët!

Në kuadër të programit të praktikës Tirana Bank Student’s Hub kërkon dy studente me profil juridik për ndjekjen e praktikës pranë Departamentit të Përputhshmërisë dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Programi do zgjasë 3 muaj, përgjatë intervalit Korrik-Shtator me orar fleksibël. Studentët do punojnë ngushtësisht me specialistë të departamentit për të ofruar suport administrativ të pergjithshem në proceset dhe detyrat e departamentit si dhe do të kenë mundësinë të njohin më nga afër fushën e përputhshmërisë dhe parandalimit të pastrimit të parave.

Lutem suportin tuaj për ndarjen e këtij njoftimi me studentët dhe dërgimin e CV-ve brenda datës 26 Qershor në adresen [email protected].