Permbledhje mbi konkursin e EUSAIR Academy Youth Contest

.

“EUSAIR ACADEMY Youth CONTEST” synon të përfshijë dhe të stimulojë pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitetet e BE-së duke zhvilluar të kuptuarit dhe ndërgjegjësimin e tyre për BE-në, procesin e politikëbërjes, me fokus të veçantë në EUSAIR – Strategjia e Bashkimit Evropian për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit.

Sa më sipër, EUSAIR Academy Youth Contest ka shpallur hapjen e Konkursit Rinor të Akademisë EUSAIR, në kuadër të projektit “EUSAIR 4 Youth”, me afat aplikimi deri më 22 korrik 2022.

Çdo student mund të aplikojë duke dërguar një e-mail në [email protected] ku specifikon: emrin, mbiemrin, shtetësinë, titullin e punimit, si dhe bashkangjitur punimin.

Punimi me të cilin ju do të përfaqësoheni në këtë konkurs mund të jetë një raport, një projekt propozim, një sondazh, një paraqitje audio-vizuale, një koleksion fotografish,etj., mbi pyetjen “Si mund të kontribuojnë të rinjtë (më mirë) në EUSAIR?”.

Studenti që do të përzgjidhet do të ketë mundësinë të përfitojë një çmim simbolik si dhe një bursë udhëtimi një javore në Bruksel, për të vizituar institucionet kryesore të Bashkimit Evropian.

Për më tepër informacion, ju lutem referojuni dhe materialit bashkangjitur.

Suksese ne aplikimin tuaj!

 

 

Kliko këtu ->  EUSAIR ACADEMY YOUTH CONTEST

 

 

 

.