Përfundon me sukses cikli i aktiviteteve të parashikura për Shkollën 2024 “Transparenca dhe Qeverisja e Hapur”, në kuadër të projektit kërkimor të Departamentit të së Drejtës Publike “Transparenca dhe Qeverisja e hapur”. Më 25.11.2024 studentët pjesëmarrës në Shkollën 2024 “Transparenca dhe Qeverisja e Hapur” paraqitën gjetjet kryesore mbi nivelin e transparencës së institucioneve të studiuara në kuadër të punës kërkimore të tyre të realizuar si pjesë e detyrimeve të Shkollës.

Përfundon me sukses cikli i aktiviteteve të parashikura për Shkollën 2024 “Transparenca dhe Qeverisja e Hapur”, në kuadër të projektit kërkimor të Departamentit të së Drejtës Publike “Transparenca dhe Qeverisja e hapur”.
Më 25.11.2024 studentët pjesëmarrës në Shkollën 2024 “Transparenca dhe Qeverisja e Hapur” paraqitën gjetjet kryesore mbi nivelin e transparencës së institucioneve të studiuara në kuadër të punës kërkimore të tyre të realizuar si pjesë e detyrimeve të Shkollës.
Në përfundim të Shkollës u zhvillua ceremonia përmbyllëse. Drejtuesja e Projektit, Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani, në emër të Bashkëpunëtorëve të Projektit, Prof.Asoc. Enkeleda Olldashi, Dktrn./Ma. Andrea Mazelliu, dhe Prof.Dr. Aurela Anastas, falenderoi të gjithë kolegët e Fakultetit të Drejtësisë dhe ekspertët që kontribuan në zhvillimin e kësaj Shkolle: Prof.Dr. Evis Alimehmeti, Doc. Klesta Hysi, Dr. Ejona Bardhi, Dr. Henris Balliu, Dr. Erida Pejo, Fabian Topollaj, Dr. Pjereta Agalliu, Dktrn. Nadia Guni, Znj. Pjerina Mema (Gaxha) dhe Elona Hoxhaj, KDIMDHP, , Prof.Asoc./Phd. Arta Vorpsi, PhD. Miralda Çuka, Dr. Evarist Beqiri, Dktrn. Enerjeta Shehaj dhe Genta Kapllani. Një falenderim i veçantë shkon për Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Komisionerin për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për mbështetjen e pakursyer, si dhe znj. Alexandra Karppi nga Freedom House, SHBA, znj. Rovena (Çadri) Sulstarova nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe znj. Aranita Brahaj nga Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS; Open Data Albania) për angazhimin si lektorë të kësaj shkolle.
Bashkëpunëtorët e Projektit falenderuan përzemërsisht studentët për pjesëmarrjen dhe angazhimin me shumë interes përgjatë realizimit të Shkollës. Folësit vunë në pah edhe një herë rëndësinë e transparencës dhe qeverisjes së hapur për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Studentëve iu shpërndanë certifikatat për ndjekjen dhe realizimin më sukses të Shkollës “Transparenca dhe Qeverisja e Hapur”.
Studentët e vlerësuan mjaft pozitivisht organizimin e kësaj Shkolle dhe theksuan se morën njohuri të zgjeruara mbi transparencën dhee qeverisjen e hapur, edhe nëpërmjet rasteve praktike të marra në shqyrtim. Gjithashtu, ata e vlerësuan këtë veprimtari si kontribut në arsimimin cilësor dhe karrierën e tyre të mëtejshme juridike.