Panairi Work & Study:
Panairi Wor&Study, një ngjarje shumë e rëndësishme për maturantët dhe studentët e mundshëm, vazhdoi traditën e tij edhe këtë vit duke mbuluar të gjitha qarqet kryesore të vendit gjatë gjithë muajit Mars. Ky panair ka qenë një mundësi e shkëlqyer për maturantët nga i gjithë vendi për t’u informuar dhe njohur me mundësitë e shumta që ofron Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës. Gjatë këtij eventi, maturantët patën mundësinë të merren në mënyrë të drejtpërdrejtë me përfaqësues të fakultetit dhe të informohen në detaje për programet e studimit, mundësitë akademike dhe profesionale që ofrohen, si dhe për jetën studentore.
Në qytetin e Tiranës, panairi i këtij viti u mbajt për një periudhë prej tre ditësh, ku interesimi ishte i madh jo vetëm nga maturantët, por edhe nga studentët e fakultetit të Drejtësisë. Ata kishin mundësinë të krijonin kontakte të reja me kompani dhe organizata të ndryshme, pjesëmarrëse në panair, të cilat ofronin mundësi punësimi dhe praktikash profesionale. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët që të zhvillonin rrjetin e tyre profesional dhe të gjenin mundësi për t’u angazhuar në sektorin juridik dhe atë të drejtësisë.
Ky panair, përveçse ishte një mundësi për të promovuar programet e studimit të Fakultetit të Drejtësisë, ishte gjithashtu një platformë për të krijuar mundësi të reja për maturantët dhe studentët, duke i ndihmuar ata të bëjnë zgjedhjet më të informuara dhe të mundshme për të ardhmen e tyre. Panairi e arriti qëllimin e tij, duke e bërë këtë ngjarje një mundësi të vlefshme për të gjithë të interesuarit.