Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Kub France Tirana do të organizojnë të Mërkurën, datë 30 tetor 2024, nga ora 10:00 deri në 17:00 tek Piramida (Kubi TUMO), sallonin e studimeve në Francë.
Si çdo vit, do të jenë të pranishme me këtë rast universitete dhe shkolla franceze.
Objektivi i këtij salloni është dialogu i drejtpërdrejtë me studentët për të përgatitur sa më mirë vitin e tyre akademik, promovimi i arsimit të lartë francez, si dhe vendosja e kontakteve mes përfaqësuesve të universiteteve të të dyja vendeve tona rreth çështjeve të bashkëpunimit.
Ky aktivitet do të shërbejë për të takuar përfaqësuesit e universiteteve franceze, me qëllim që të identifikohen perspektiva të reja bashkëpunimi.
