Njoftim për vende të lira pune

 

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës rishpall konkursin për 4 (katër) vënde të lira pune për personel administrativ me kontrata pune të përkohshme për vitin buxhetor 2014, si më poshtë:

 

1.      Specialist në Degën e Financës

2.     Specialist në Degën e Shërbimeve

3.     Specialist në Degën e Burimeve Njerëzore

4.     Sekretare për “Klinikën e Ligjit”

I.Për Punonjës “Specialist në Degën e Financës”

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë, degë financë.
  2. Të njohë shumë mirë kompjuterin në programet më të avancuara bashkëkohore (excel, sistemi oracle etj, që kanë lidhje me financën).
  3. Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë (3-5 vjet).
  4. Të ketë përvojë profesionale.
  5. Kurse kualifikimi dhe specializimi për fushën në fjalë.
  6. Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  7. Të ketë dëshmi në një gjuhë te huaj ( anglisht).

II.Për Punonjës “Specialist në Degën e Shërbimeve”

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë ( Dega Ekonomi ose Drejtësi).
  2. Të njohë shumë mirë kompjuterin (excel, sistemi oracle etj).
  3. Të ketë eksperiencë pune (3-5 vjet).
  4. Të ketë dëshmi në një gjuhë të huaj (anglisht).

III.Për Punonjës “Specialist në Degën e Burimeve Njerëzore”

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë (Shkenca Humane).
  2. Të njohë shumë mirë kompjuterin (excel, sistemi oracle etj).
  3. Të ketë eksperiencë pune (3-5 vjet).
  4. Të ketë dëshmi në një gjuhë të huaj (anglisht).

IV.Sekretare për “Kliniken e Ligjit”

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë (Shkenca Shoqërore).
  2. Të njohë shumë mirë kompjuterin dhe programet më të avancuara bashkëkohore.
  3. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  4. Të ketë eksperiencë pune më shumë se 2 vjet.
  5. Të ketë dëshmi në një gjuhë të huaj.
  6. Kurse e kualifikime të tjera.

Kandidatët konkurentë duhet të paraqesin këtë dukumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Korrikulum vitae.
  3. Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent,
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar).
  5. Dëshmi penaliteti.
  6. Dëshmi e dorëzimit të gjuhës së huaj (fotokopje e  noterizuar),
  7. Kopje të trajinimeve, kurseve e kualifikimeve të tjera.
  8. < /ol>

    Dokumentat do të dorezohen pranë zyrës së Protokollit të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

    Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

     

    Afati i dorëzimit të dokumeritacionit është nga data 09.05.2014 – 23.05.2014, ora 14.00.

    Për çdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit : 222 25 37.