Njoftim për vende të lira pune (Pedagoge te jashtem)

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall aplikimin  për vende vende të lira pune për personel akademik me kontratë pune të përkohshme (pedagogë të jashtëm) pranë këtij fakulteti, per semestrin e  dytë të vitit akademik 2015 – 2016.

Kandidatët konkurentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim.
  2. Curriculum vitae.
  3. Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Listë notash ( fotokopje e noterizuar ).
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave e titujve (fotokopje e noterizuar). Për diplomat master ose PHD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  6. Dëshmi të pjesmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj. (fotokopje të noterizuar).
  7. Fotokopje e ID.
  8. Dëshmi  penaliteti.
  9. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj ( fotokopje e noterizuar ).

10. Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.

11. Vertetim nga puna (Paga bruto,neto dhe sig. Shoqeror.)

Dokumentat dorëzohen në zyrën e personelit pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data   17.01.2016 – 05.02.2016.