FAKULTETI I DREJTËSISË, UNIVERSITETI I TIRANËS
Njoftim për vend të lirë pune
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune për
pesonel administrativ të emërtesës ”Magazinier” pranë Degës së Financës dhe Buxhetit.
Kandidatët konkurrentë duhet të plotësojnë këto kritere:
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
2. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale
me dashje;
4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Preferohen kandidatët konkurrentë që plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor”, në Shkenca Ekonomike;
2. Të ketë eksperiencë pune mbi 2(dy) vite, në fushën përkatëse;
3. Të ketë njohuri të ligjit të arsimit të lartë, Kodit të Punës në RSH-së, dhe legjislacionit që
lidhet me këtë vend pune;
4. Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të dijë të punojë ne grup.
Kandidatët duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
1. Kërkesë me shkrim për këtë aplikim;
2. Jetëshkrim (CV);
3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
4. Diplomë dhe listë notash për të gjitha ciklet e studimeve universitare (të noterizuara). Për
diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e
çertifikatës së njohjes nga strukturat përgjegjëse përkatëse;
5. Fotokopje e librezës së punës (në të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) e
noterizuar;
6. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnime, kualifikimet, arsimin shtesë etj (nëse ka);
7. Dëshmi e gjuhëve të huaja;
8. Raport mjeko ligjor për aftësi në punë;
9. Dëshmi penaliteti.
Dokumentat dorëzohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Drejtësisë, të
Universitetit të Tiranës, nga data 26.06.2023 – 10.07.2023.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të
drejtpërdrejta.
Për cdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 2431112.
FAKULTETI I DREJTËSISË, UNIVERSITETI I TIRANËS
Njoftim për vend të lirë pune
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune për
pesonel administrativ të emërtesës ”Punonjës pastrimi” pranë Degës së Shërbimeve.
Kandidatët konkurrentë duhet të plotësojnë këto kritere:
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
2. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale
me dashje;
4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Preferohen kandidatët konkurrentë që plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
1. Të ketë eksperiencë pune;
2. Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të dijë të punojë ne grup.
Kandidatët duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
1. Kërkesë me shkrim për këtë aplikim;
2. Jetëshkrim (CV);
3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
4. Fotokopje e librezës së punës (në të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) e
noterizuar;
5. Raport mjeko ligjor për aftësi në punë;
6. Dëshmi penaliteti.