FAKULTETI I DREJTËSISË, UNIVERSITETI I TIRANËS
Njoftim për vend të lirë pune
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 3 (tre) vende të lira pune për pesonel ndihmësakademik me karakter administrativ dhe me karakter mësimor.
Kandidatët konkurrentë për vende pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ dhe me karakter mësimor, duhet të plotësojnë këto kritere:
- Kryetar i Degës së Teknologjisë së Informacionit 1 (një) vend pune
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Master Profesional” në Degën e Informatikës, Elektronikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike ose ekuivalente me to;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta:
- Të ketë eksperiecë punë jo më pak se 5 vjet;
- Të ketë njohuri të Ligjit për Arsimin e Lartë;
- Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të ketë eksperienca në platformat Online ( Zoom, Microsoft Team, Google Meet, etj );
- Njohuri të mira mbi sistemet operative Windows dhe Linux/Unix;
- Njohuri të mira mbi programin VMWare Workstation dhe Server;
- Njohuri të mira mbi programin Web Design SoftWare dhe Web Development SoftWare;
- Njohuri të mira në gjuhë programimit C/C++, Java, etj;
- Njohuri të mira në SQL;
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Specialist IT në Degën e Teknologjisë së Informacionit 1 (një) vend pune
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” në Degën e Informatikës, Elektronikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike ose ekuivalente me to;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta:
- Preferohet të ketë eksperiecë pune.
- Të ketë njohuri të Ligjit të Arsimit të Lartë;
- Të dijë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të ketë eksperienca në platformat Online (Zoom, Microsoft Team, Google Meet, etj);
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe web design;
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit etiko-profesional me kolegët dhe eprorët.
- Laborant Klinika e Ligjit 1 (një) vend pune
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar minimalisht studimet universitare të ciklit të parë (Bachelor) në Shkencat Ekonomike/Juridike/Sociale;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta:
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vite;
- Të zotërojë çertifikata trajnimesh dhe pjesëmarrjesh profesionale;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin e fushës së Arsimit të Lartë;
- Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë kompjuterike;
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit etiko-profesional me kolegët dhe eprorët.
Kandidatët duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
- Diplomë dhe listë notash për të gjitha ciklet e studimeve universitare (të noterizuara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga strukturat përgjegjëse përkatëse;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnime, kualifikimet, arsimin shtesë etj (nëse ka) sipas kritereve për pozicionet e sipërcituara;
- Fotokopje e librezës së punës (në të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) e noterizuar;
- Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentat dorëzohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, nga data 27.01.2025 – 07.02.2025.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Për cdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 355 4 243 1112.